Ndërlidhjet

Rusia feston njëvjetorin e aneksimit të Krimesë


Njerëzit duke e bartur një flamur të madh me mbishkrimin "Krimeja dhe Rusia përgjithmonë së bashku" në njëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia
Njerëzit duke e bartur një flamur të madh me mbishkrimin "Krimeja dhe Rusia përgjithmonë së bashku" në njëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia

Në gadishullin e Krimesë, sot kanë filluar manifestimet njëjavore për shënimin e njëvjetorit të aneksimit nga ana e Rusisë.

Në seancën speciale të parlamentit të Krimesë, që është transmetuar nga Televizioni shtetëror rus, një kor e ka kënduar himnin e Rusisë, ndërsa Oleg Belaventsev, i dërguari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pjesëmarrësit i ka uruar për njëvjetorin e parë të “kthimit në Rusi” të Krimesë.

Belaventsev e ka përsëritur pretendimin e Rusisë se e ka marrë kontrollin ndaj Krimesë së Ukrainës, për shkak se ka pasur shqetësim për popullin atje, pas përmbysjes së presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, në shkurt të vitit 2014, pas protestave masive, të cilat presidenca e Rusisë i ka vlerësuar si grushtshtet i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Oleg Belaventsev u ka dhënë mirënjohje anëtarëve të udhëheqjes ruse dhe ligjvënësve të Krimesë, për “kontributin e tyre në ribashkimin e Krimesë me Rusinë”.

Aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë është dënuar fuqishëm nga një numër i madh i vendeve dhe është shpallur ilegal me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG