Gulam Rasul Qaryadar, lider lokal në fshatin turkmen, Qarqeen, afër kufirit me Afganistanin, thotë se policia i ka vrarë së paku 4 vetë dhe plagosur 7 të tjerë, gjatë shpërndarjes së një proteste.
Mëtutje, ai i tha Radios Evropa e Lirë se dje policia ka shtënë me armë, pasi turkmenët etnikë ishin mbledhur para ndërtesës së administratës së rrethit për të kërkuar që autoritetet e Turkmenisë të mos e marrin tokën e fshatarëve.
Zyrtarë të tjerë, që kanë folur në kushte anonimiteti, e kanë konfirmuar dhunën, por nuk kanë paraqitur detaje të tjera.
Fshatarët thonë se forcat e Turkmenisë po e plaçkisin tokën e tyre në një ishull në lumin Amu, që kishte shërbyer si pjesë e kufirit ndërmjet Afganistanit dhe Turkmenisë.