Ndërlidhjet

Ghani në SHBA, do të takojë Obamën


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkët në luftën kundër terrorizmit.

Ghani ka arritur në Uashington, në vizitën e parë zyrtare në SHBA prejse ka marrë detyrën.

Kërcënimet që marrim në baza të ditore, kanosin edhe botën, ka thënë Ghani.

Ai po ashtu ka shprehur konsideratat e tij për mijëra trupa amerikane që janë vrarë ose plagosur gjatë luftimeve në Afganistan.

Ghani, i cili ndodhet në SHBA me shefin ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah, do të bisedojë me presidentin Barack Obama dhe sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Bisedimet pritet të fokusohen në një seri çështjesh, por kryesisht në ato të sigurisë.

Ghani po ashtu do t’i drejtohet Kongresit.

XS
SM
MD
LG