Ndërlidhjet

Hagë: Shesheli të kthehet në burg, ai thotë se nuk kthehet me vullnet


Vojisllav Shesheli duke e mbajtur flamurin amerikan që digjet në përvjetorin e 16-të në bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi
Vojisllav Shesheli duke e mbajtur flamurin amerikan që digjet në përvjetorin e 16-të në bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi

Tribunali i Hagës për Krime të Luftës sot e ka anuluar lirimin e përkohshëm të ish-liderit të akuzuar serb, Vosjillav Sheshel, i cili ishte liruar me arsyetimin se është i sëmurë.

Vojisllav Shesheli sot ka deklaruar se nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë.

Tribunali i Hagës, sipas dokumenteve të tij, “urdhëron dhomën gjykuese që menjëherë ta anuloj lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhëroj kthimin e tij në Njësinë e Burgimit të Kombeve të Bashkuara” në Hagë.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpi në Serbi, për trajtim nga kanceri, derisa Gjykata e Hagës të vendos për akuzat për krime të luftës gjatë luftërave në Ballkan.

XS
SM
MD
LG