Ndërlidhjet

Irak: Kryeministri shpalli çlirim të Tikritit, por raportohet për luftime


Tym në Tikrit nga luftimet e sotme ndërmjet forcave qeveritare dhe militantve të Shtetit Islamik
Tym në Tikrit nga luftimet e sotme ndërmjet forcave qeveritare dhe militantve të Shtetit Islamik

Bagdadi thotë se trupat irakiane kanë arritur në qendër të Tikritit, pasi e kanë siguruar seksionin jugor dhe perëndimor të qytetit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kryeministri, Haidar al-Abadi, tha sot se forcat e sigurisë “po lëviznin kah kontrolli i gjithë qytetit”, që është në veri të kryeqytetit Bagdad.

Abadi e ka lavdëruar ushtrinë dhe policinë irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me luftëtarët nga grupet e milicive shiite dhe fiset sunite.

Më vonë në rrjetin Twitter, kryeministri al-Abadi e shpalli “çlirimin” e Tikritit nga okupimi i Shtetit Islamik, por raportet thonë se po vazhdojnë luftimet për pjesë të mëdha të qytetit.

Milicitë shiite u kthyen në betejë pasi e pezulluan pjesëmarjen e tyre javën e kaluar.

Këto grupe e kanë dhënë numrin më të madh të luftëtarëve në këtë ofensivë, që filloi më 2 mars.

Por, operacionet ishin ngadalësuar pas disa javëve të humbjeve të rënda dhe tensioneve brenda qeverisë dhe ato me Shtetet e Bashkuara, lidhur me rolin e rëndësishëm të Iranit në mbështetje të milicive shiite.

Militantët e Shtetit Islamik kanë depërtuar në qytetin Tikrit, që është vendlindja e ish-diktatorit të Irakut, Saddam Hussein, në qershor të vitit 2014, gjatë avancimit të shpejt nëpër pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

XS
SM
MD
LG