Ndërlidhjet

Presidenti i Çekisë ia “mbylli” derën ambasadorit amerikan


Milos Zeman
Milos Zeman

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, thotë se ia ka “mbyllur” derën ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Pragë, Andrew Schapiro, për në presidencën çeke, për shkak të komenteve të tij për udhëtimin e planifikuar të Zemanit në Moskë.

Ambasadori Schapiro i ka thënë Televizionit të Çekisë javën e kaluar, se do të jetë çështje e “pakëndshme” nëse Zeman do të ishte i vetmi shef i shtetit në Bashkimin Evropian, që merr pjesë në ceremoninë më 9 maj në Moskë, me të cilën shënohet 70 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Zeman i ka thënë faqes në Internet, Parlamentni Listy, se ai “nuk mund ta imagjinoj” se ambasadori çek në Uashington, do ta këshillonte presidentin amerikan se “ku të udhëtoj”.

Mëtutje, ai ka theksuar se për shkak të komenteve kritike të ambasadorit Schapiro, “dera e presidencës është e mbyllur” për të.

Pjesa më e madhe e liderëve të Bashkimit Evropian e bojkotojnë ceremoninë në Moskë për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë, vitin e kaluar, dhe për rolin e Moskës në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës.

Zemani i ka kritikuar edhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

XS
SM
MD
LG