Ndërlidhjet

Rusia e harton një test më të vështirë për migrantët


Ilustrim
Ilustrim

Rusia e ka hartuar një provim të ri, shumë më të vështirë rreth historisë ruse, gjuhës dhe ligjit të cilin duhet ta kalojnë të huajt nëse duan të fitojnë leje qëndrimi.

Lajmi është publikuar nga gazeta ‘Izvestia’.

Testi më i vështirë pritet të fillojë të administrohet në korrik të këtij viti, ndërsa do i shtohet provimit të cilin duhet ta kalojnë migrantët që duan ta fitojnë lejen e punës, shkruan më tej Izvestia.

Provimi i ri, kërkon fjalor prej 1250 fjalëve në rusisht.

Versioni i ri ka pesë pyetje më shumë, disa prej të cilave janë të politizuara.

Një nga shembujt kërkon përgjigjen që thotë se Krimea është rajoni i cili “iu bashkua” Rusisë në vitin 2014.

Në fakt, gadishulli që i përket Ukrainës, u aneksua nga Rusia në kundërshitm me ligjin ndërkombëtar në mars të vitit të kaluar.

Testi gjithashtu kërkon nga migrantët që Josef Stalini të emërohet si përsoni që e udhëhoqi Bashkimin Sovjetik, në fitoren e ‘Luftës së Madhe Patriotike’.

XS
SM
MD
LG