Ndërlidhjet

Ukrainë: Arrestohen 27 “sabotues” në Odesa


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Ukrainë thonë se ata kanë arrestuar 27 pjesëtarë të dyshuar të një grupi “sabotuesish” në qytetin port Odesa, në Detin e Zi.

Sekretari për media e presidentit, Petro Poroshenko, Svyatoslav Tseholko, ka shkruar sot në Facebook shefi i Shërbimit të Sigurisë së këtij vendi (SBU), Valentyn Nalyvaychenko e ka njoftuar presidentin Poroshenko për arrestimet.

Sipas Tseholko, hetuesit kanë gjetur katër lansues të granatave dhe harta të porteve të Odesas në pronësi të të dyshuarve.

Ai ka thënë se edhe dy nga të arrestuarit dyshohen se planifikonin vrasjen e një ligjvënësi.

Javën e kaluar, SBU ka thënë se ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një seri sulmesh me bomba në Odesa, disa prej të cilave e kanë pasur cak organizatat që kanë lidhje me ushtarë të cilët luftojnë kundër rebelëve pro rusë në lindje të Ukrainës.

Autoritetet e Ukrainës, për këto sulme fajësojnë Rusinë dhe rebelët që kontrollojnë disa pjesë të krahinave lindore, Donjeck dhe Lluhansk.

Odesa gjendet në një pjesë të territorit që lakmohet nga separatistët.

XS
SM
MD
LG