Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku 20 punëtorë të vrarë


Pamje nga një vendbain më provincën Baloçistan në Pakistan
Pamje nga një vendbain më provincën Baloçistan në Pakistan

Zyrtarët në Pakistan thonë se persona të armatosur e kanë sulmuar vendin e ndërtimit të një pende në provincën jugperëndimore Baloçistan, duke i vrarë së paku 20 punëtorë, derisa ata ishin në gjum.

Agjencia Reuters e ka cituar ministrin e brendshëm të kësaj province, Akbar Hussain Durrani, që ka thënë se sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes në vendin e ndërtimit, 15 kilometra larg qytetit Turbat.

Sipas tij, pjesa më e madhe e të vrarëve nuk ishin nga Baloçistani, dhe kjo sugjeron se kryengritësit baluçë mund të jenë përgjegjës.

Ministri Durrani tha se sulmuesit kishin hapur zjarr kundër njerëzve që ishin duke fjetur me armë automatike, e pastaj ishin larguar nga vendi i krimit me motoçikleta.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Baloçistani është territor ku grupet kryengritëse separatiste dhe nacionaliste baluçe, kërkojnë pjesëmarrje në të ardhurat nga gazi dhe burimet ninerale dhe autonomi të plotë nga qeveria qendrore e Pakistanit.

XS
SM
MD
LG