Ndërlidhjet

Australi: Arrestohen të rinjë që planifikuan sulm terrorist


Pamje nga patrullimi i policisë me kuaj në Australi
Pamje nga patrullimi i policisë me kuaj në Australi

Policia në Australi thotë se i ka arrestuar pesë të rinjë, të cilët të inspiruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), kishin planifikuar sulm madhor terrorist në qytetin Melburn.

Sipas policisë, personat e arrestuar, të moshës 18 dhe 19 vjeçare, janë arrestuar sot herët në mëngjes, gjatë një serie të bastisjeve.

Policia e Australisë thotë se ata kishin përgatitur sulm në Melburn, më 25 prill, me rastin e një përkujtimi të një beteje në Luftën e Parë Botërore.

Qeveria e Australisë e ka ngritur alarmin për terror, pas kërcënimit nga mbështetësit e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Në shtator të vitit të kaluar, zëdhënësi i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Mohammed al-Adnani, e ka transmetuar një mesazh për sulme të jashtme, duke e përmendur Australinë në mënyrë specifike.

XS
SM
MD
LG