Ndërlidhjet

Gjendet droni mbi zyrat e kryeministrit japonez


Kryeministri japonez, Shinzo Abe
Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Autoritetet japoneze kanë thënë se janë duke e hetuar gjetjen e një droni me gjurmë të rrezatimit në kulmin e zyreve të kryeministrit japonez, raporton Associated Press.

Droni është gjetur në kohën kur kryeministri japonez, Shinzo Abe gjendet në Indonezi, ndërsa policia thotë se ende nuk dihet kush është përgjegjës për dronin.

Ekziston mundësia që droni të jetë rrëzuar mbi atë kulm derisa ka qenë duke fluturuar.

Ky rast ka nxitur dyshimin për mundësinë që dronet të përdoren për sulme terroriste.

XS
SM
MD
LG