Ndërlidhjet

Kënga për Paul Walker mbetet më e pëlqyera


Aktori i ndjerë amerikan, Paul Walker
Aktori i ndjerë amerikan, Paul Walker

Kënga e reperit amerikan, Wiz Khalifa për aktorin e ndjerë amerikan, Paul Walker, ka vazhduar të jetë në krye të top listës britanike edhe për një javë.

Kënga ‘See You Again’ sipas kompanisë që e realizon top listën e këngëve më të pëlqyera në Britani ka mbetur si më e pëlqyera e publikut në shtetin ishull.

Kjo këngë tashmë ka thyer rekordin e transmetimit në internet.

Kënga në të cilën dëgjohet edhe këngëtari, Charlie Puth, është pjesë e kolonës zanore të filmit ‘Furious 7’, filmi i fundit me aktorin Walker i cili vdiq gjatë një aksidenti automobilistik në nëntor të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG