Ndërlidhjet

Tusk i premton Moldavisë bashkëpunim me BE-në


Donald Tusk
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i ka premtuar sot Moldavisë bashkëpunim më të afërt me BE-në, derisa ka kërkuar që të ndërmerren reforma në sistemin e drejtësisë, në atë të sektorit bankar dhe të luftohet korrupsioni.

Zoti Tusk tha se Moldavia, që në kufi e ka Ukrainën dhe Rumaninë, është “partner kryesor i Bashkimit Evropian”.

Në qershor të vitit 2014, Moldavia e ka nënshkruar Marrëveshjen për Asocim me BE-në, duke e zemëruar Rusinë, e cila ka imponuar ndalesë importi ndaj disa prodhimeve nga Moldavia.

“Aktualisht, Moldavia ballafaqohet me vështirësi për shkaqe të brendshme dhe për shkak të jostabilitetit rajonal dhe për shkak të paqartësisë”, u tha Donald Tusk reporterëve në kryeqytetin Kishinev.

Kohëve të fundit, autoritetet kanë zhvilluar hetime për zhdukjen e afro 1.5 miliardë dollarëve nga bankat shtetërore dhe ato private.

Valuta e Moldavisë ka rënë për 20% këtë vit, duke e vështirësuar situatën ekonomike.

XS
SM
MD
LG