Ndërlidhjet

Danezët duan lirimin e anijes së konfiskuar nga Irani


Ilustrim
Ilustrim

Kompania daneze, “Maersk Line” ka kërkuar nga irani që ta lirojë një prej anijeve të saj për bartjen e mallrave dhe ekuipazhin e anijes.

Autoritetet iraniane e kanë konfiskuar anijën më 28 prill në ngushticën e Hormuzit, një nga zonat më të ngarkuara me anije që bartin mallra.

Maersk ka thënë se ata besojnë që anija është konfiskuar për shkak të mosmarëveshjeve rreth disa mallrave nga Dubai.

Ministri i jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif ka thënë dje se një gjykatë iraniane e ka urdhëruar kompaninë daneze që të paguaj dëme para 15 vjetësh.

Ambasadori i Iranit në Danimark ka thënë se anija e mallrave e Maersk Tigris, do të lirohet në momentin që e paguan borgjin në fjalë.

XS
SM
MD
LG