Ndërlidhjet

Thaçi u takua me Asselborn në Luksemburg


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me kryediplomatin e Luksemburgut, Jean Asselborn - Luksemburg
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me kryediplomatin e Luksemburgut, Jean Asselborn - Luksemburg

Numri dy i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Luksemburgu që të përkrah përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës dhe UNESCO si dhe përkrahje për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Kështu thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës pas takimit në Luksemburg që kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi e pati me homologun e tij të këtij shtetit, Jean Asselborn.

“Ne po e thellojmë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe shteti kosovar po vazhdon të dëshmohet konstruktiv në dialogun me Serbinë në Bruksel. Kosova dhe Luksemburgu kanë bashkëpunim të mirë në pengimin e imigrimit ilegal dhe se Qeveria e Kosovës është treguar e suksesshme në ndërprerjen e valës së imigrantëve ilegalë dhe rrugëve të trafikimit të njerëzve”, citohet të ketë thënë Thaçi në këtë komunikatë.

XS
SM
MD
LG