Ndërlidhjet

Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes prapa Teatrit Kombëtar


Ilustrim
Ilustrim

Raportohet për një mjet të dyshuar shpërthyes i vendosur në një nga konteinerët prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.

Siç e konfirmon për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, pas pranimit të këtij informacioni, “njesitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje.”

Sipas Kelanit, “aktualisht, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë në vend të ngjarjes pasi dyshohet se në kontejnerët që gjenden në rrugën “Agim Ramadani” gjendet një mjet shpërthyes. Policia me njesitet e saja relevante është duke u marr me rastin, ku ka bërë sigurimin e vendit dhe për shkaqe sigurie ndërprerjen e qarkullimit të njërës korsi të rruges.”

Kelani e sqaron se deri më tash bëhet fjalë “vetëm nje informacion, dyshim dhe deri në përfundim të hetimit të rastit nga njësitet përkatëse, asgjë nuk mund të konfirmohet”.

XS
SM
MD
LG