Ndërlidhjet

Nepal: Zhduket një helikopter i ushtrisë amerikane


Ilustrim
Ilustrim

Është zhdukur një helikopter i marinës amerikane që ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të ndihmuar Nepalin pas termetit të sotëm, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e zëdhënësit të Komandës së Paqësorit të ushtrisë amerikane.

Majori, David Eastburn, ka thënë se personeli i ushtrisë amerikane është duke u marrë me helikopterin e zhdukur ndërsa incidenti është në hetim e sipër.

Eastburn, ka shtuar se nuk është ende e qartë se sa persona ka mundur të jenë në bord të helikopterit të zhdukur.

Fshati Charikot ku është zhdukur helikopteri ka qenë një nga zonat më të goditura nga termeti 7.3 të shkallës së Rihterit, dridhja më e ashpër e tokës pas termetit shkatërrues të 25 prillit.

XS
SM
MD
LG