Ndërlidhjet

Lumezi: Luftë krimit, korrupsionit dhe terrorizimit


Prishtinë
Prishtinë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, të parën të drejtuar nga kryeprokurori i ri i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizimin dhe çdo fenomen tjetër që, sipas tij, cenon raportet shoqërore dhe juridike.

Kosova do të jetë vend ku sundon rendi dhe ligji, ka thënë Lumezi, duke shtuar se është i vetëdijshëm se në këtë drejtim do të përballet me sfida të mëdha.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar propozimin që të formohet një dhomë e posaçme, e cila merret me krimet e rënda dhe që u përgjigjet kompetencave të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë thënë se aktualisht janë rreth 17 raste të tilla me rreth 70 persona.

XS
SM
MD
LG