Ndërlidhjet

Indonezi: Kanë arritur afro 800 imigrantë


Ilustrim
Ilustrim

Afro 800 imigrantë kanë arritur në Aceh, në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Një zyrtar i ekipeve të shpëtimit tha se gjithsej 794 njerëz sot janë gjetur duke lundruar në një anije nga një peshkatar dhe janë sjellur në bregdet.

Ai ka theksuar se imigrantët ishin nga Mijanmari dhe Bangladeshi.

Më 10 maj, një anije me 600 imigrantë, po ashtu, kishte arritur në Indonezi.

Mijëra imigrantë janë bllokuar në anijet e ngjashme në ujërat detare të Azisë juglindore, derisa qeveritë në rajon po synojnë parandalimin e tyre nga arritja në bregdet, megjithë kërkesën e Kombeve të Bashkuara për t’i shpëtuar ata.

XS
SM
MD
LG