Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për ish-ndihmësin e Bin Ladenit


Khalid al-Fawwaz
Khalid al-Fawwaz

Ish-ndihmësi i lartë i Osama bin Ladenit është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka ndihmuar në kryerjen e sulmeve kundër ambasadave amerikane në lindje të Afrikës, më 1998.

Khalid Al-Fawwaz është arrestuar në Londër në të njëjtin viti kur kanë ndodhur sulmet dhe është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara 14 vjet më vonë.

Al-Fawwaz është quajtur zëdhënës i Bin ladenit dhe këshilltar për media i Al Kaidës.

Sulmet në Kenia dhe Tanzani kanë vrarë 224 njerëz, përfshirë dhjetëra amerikanë.

XS
SM
MD
LG