Ndërlidhjet

Depardieu: E pëlqej shumë Putinin


Gerard Depardieu - foto arkivi
Gerard Depardieu - foto arkivi

Gerard Depardieu, aktori francez që ka marrë nënshtetësinë ruse, ka thënë në Festivalin e Filmit në Kanë se ai “e pëlqen shumë” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai i ka bërë këto komente sot, pasi ka prezantuar filmin e tij “Valley of Love”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për pikëpamjet e tij rreth konfliktit në Ukrainë, ai ka thënë: “Unë jam si çdonjëri, mendoj se konfliktet janë një gjë e tmerrshme”.

“E njoh mirë Putinin dhe e pëlqej shumë. Udhëtoj shpesh në Bashkimin Sovjetik, mendoj në Rusi”, ka shtuar Depardieu, duke shkaktuar të qeshura në konferencën për media.

XS
SM
MD
LG