Ndërlidhjet

Dhunë në Afganistan, vritet shefi i një qarku


Afganistan
Afganistan

Një bombë në anë të rrugës ka vrarë dy persona në jug të Afganistanit, përfshirë shefin e një qarku administrativ.

Agjencia The Associated Press citon një zëdhënës të provincës Uruzgan të ketë thënë se Mohammad Ismail Haqyar, shef i qarkut Çarçeno, dhe roja e tij janë vrarë derisa kanë qenë rrugës për në zyrë.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Çarçeno.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup, por kryengritësit talibanë përdorin shpesh bombat në anë të rrugës kundër forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë.

XS
SM
MD
LG