Ndërlidhjet

Benitez, kontratë trevjeçare me Realin


Rafael Benitez
Rafael Benitez

Rafael Benitez është prej sot trajner i Real Madridit.

Ai do të zëvendësojë Carlo Ancelottin, i cili ka qenë në krye të klubit spanjoll të futbollit për dy sezone.

Real Madridi ka thënë se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Benitezin.

Ancelotti është shkarkuar, pasi Reali është mundur këtë vit nga Juventusi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Barcelona ka fituar La Liga-n spanjolle.

XS
SM
MD
LG