Ndërlidhjet

Zvicër: Vendimi për ndeshjen Serbia – Shqipëria, më 10 korrik


Pamje kur një simpatizues i Serbisë (i veshur me të zeza) e godet me karrige lojtarin Bala të Shqipërisë
Pamje kur një simpatizues i Serbisë (i veshur me të zeza) e godet me karrige lojtarin Bala të Shqipërisë

Vendimi i një gjykate lidhur me ankesat e bëra nga federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, kundër dënimeve të organizatës evropiane të futbollit, UEFA, pas duelit kualifikues ndërmjet dy seleksioneve, i cili ishte ndërprerë, pritet të shpallet më 10 korrik.

Këtë datë e ka përcaktuar mbrëmë Gjykata e Arbitrazhit për Sport, raporton AP nga Lozana në Zvicër.

Fillimisht pritej që vendimet të merren para rundit të mbrëmshëm të takimeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit në vitin 2016.

Dueli kaotik ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, i zhvilluar në Beograd në muajin tetor të vitit të kaluar, u ndërpre pasi një objekt i dirigjuar fluturoi në stadium.

Pas kësaj lojtarët u përleshën, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë refuzoi ta vazhdoj lojën, pasi ishte sulmuar nga simpatizuesit e Serbisë.

UEFA e dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes. Serbisë iu dha fitore, por iu morën tri pikë dhe është urdhëruar që dy ndeshje kualifikuese t’i zhvilloj pa praninë e shikuesve.

XS
SM
MD
LG