Ndërlidhjet

Serbi: Presidenti Nikolliq e anuloi vizitën në Bosnjë


Pamje e një pjese të qytetit Srebrenica në Bosnjë Hercegovinë
Pamje e një pjese të qytetit Srebrenica në Bosnjë Hercegovinë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, sot e ka anuluar vizitën e tij në Bosnjë, pasi një anëtar i presidencës tripalëshe të Bosnjë Hercegovinës, e kundërshtoi udhtëimin e tij, për shkak të arrestimit të ish-komandantit të myslimanëve të Bosnjës, lidhur me akuzat për krime lufte nga Serbia.

Vizita e Nikolliqit është dashur të realizohet nesër dhe do të ishte vizita e parë zyrtare e tij, prej vitit 2012.

Por, Bakir Izetbegoviq, anëtar mysliman i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, sot ka bërë thirrje që Nikolliq ta shtyjë vizitën e tij për shkak se në Zvicër është arrestuar, Naser Oriq, komandant i myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, gjatë luftës ndëretnike në këtë vend në periudhën 1992-95.

Oriq është arrestuar në Zvicër më 11 qershor.

Srebrenica është qytet, ku forcat serbe të Bosnjës i kanë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, në korrik të vitit 1995, që ishte masakra më mizore në tokën evropiane prej Luftës së Dytë Botërore.

Zyra e Nikolliqit tha se ai ishte detyruar t’i ndryshoj planet dhe do ta vizitoj Bosnjë Hercegovinën “kur të tre anëtarët e presidencës do të tregojnë unitet dhe gatishmëri”.

XS
SM
MD
LG