Ndërlidhjet

Pakistani var shtatë veta


Pakistani ka varur së paku shtatë persona të dënuar me vdekje.

Sipas zyrtarëve, këto vrasje çojnë në 160 numrin e të ekzekutuarve, prejse është hequr moratoriumi i ekzekutimeve, në muajin dhjetor.

Ekezkutimet janë bërë në disa qytete të provincës Punxhab, përfshirë Lahoren dhe Faisalabadin.

Pakistani ka rikthyer ndëshkimin kapital pas një sulmi të talibanëve në muajin dhjetor, i cili ka vrarë 154 veta, shumica nga ta fëmijë.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se janë mbi 8,000 të burgosur në Pakistan, që janë të dënuar me vdekje. Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera u kanë kërkuar autoriteteve pakistaneze që të rivendosin moratoriumin mbi ekzekutimet.

XS
SM
MD
LG