Ndërlidhjet

Pentagoni: Është vrarë lideri i IS-it i lidhur me sulmin në Bengazi


Ilustrim
Ilustrim

Një operativist i dyshuar i grupit militant, Shteti Islamik (IS), i dyshuar për përfshirje në sulmin e vitit 2012 kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak, ka njoftuar mbrëmë Pentagoni.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të mbrojtjes, Steve Warren, tha se i dyshuari, Ali Awni al-Harzi, ka “operuar për së afërti” me militantët e ndërlidhur me Shtetin Islamik në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se vrasja e al-Hazrit do ta shkatërroj aftësinë e grupit radikal për të rekrutuar banorë të Afrikës Veriore në luftën në Siri dhe Irak.

Al-Hazri ishte vrarë javën e kaluar në Mosul të Irakut, që prej para një viti është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik, ka thënë koloneli Warren.

Në sulmin më 11 shtator të vitit 2012, kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë, ishin vrarë katër shtetas amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin, Chris Stevens.

XS
SM
MD
LG