Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat masive në Armeni


Jerevan
Jerevan

Mijëra njerëz kanë protestuar të martën në mbrëmje në Jerevan të Armenisë, kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

Mbi 7,000 njerëz janë mbledhur në Sheshin e Lirisë, edhe pse policia, më herët, ka shpërndarë me topa uji një tubim të ngjashëm dhe ka arrestuar rreth 200 protestues.

Protestuesit kundërshtojnë vendimin për të rritur çmimin e rrymës për familjet për 16 për qind, nisur nga data 1 gusht.

Rrjeti i energjisë elektrike në Armeni është në pronësi të një kompanie ruse, e cila thotë se rritja e çmimit është e nevojshme për shkak se monedha kombëtare ka humbur në vlerë.

XS
SM
MD
LG