Ndërlidhjet

NATO me mbështetje shtesë për Ukrainën


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Kievit do t’i jepet mbështetje shtesë, duke përfshirë edhe ndihmë në çaktivizimin e bombave. Ai ka paralajmëruar se luftimet e ashpra mund të rikthehen në lindje të Ukrainës.

Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit NATO-Ukrainë, Stoltenberg gjithashtu i bëri thirrje Moskës që të ndalojë ndihmën për separatistët pro-rusë.

Ai tha se NATO është duke krijuar një fond të ri besimi, e cila do të ndihmojë që të largohen minat dhe zbulimin dhe shkatërrimin e eksplozivëve të improvizuar.

Këto hapa, tha Stoltenberg, janë vitale për të shpëtuar jetë në konfliktin nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 6,500 persona që prej prillit të vitit të kaluar.

Ai tha se aleanca është duke ndërmarrë hapa që hapësira ajrore të jetë më e sigurt në rajon.

Shefi i NATO-s tha se Polonia, Norvegjia dhe Turqia do të fillojnë që të ndajë të dhënat e kontrollit të trafikut ajror me Ukrainën, e cila sipas tij do të jetë kruciale sepse “është një zonë jostabile ku ka luftime”.

XS
SM
MD
LG