Ndërlidhjet

Blatter: Largimi paraqet “çlirim” për FIFA-n


Sepp Blatter pasi e shaplli dorëheqjen e tij nga FIFA
Sepp Blatter pasi e shaplli dorëheqjen e tij nga FIFA

Sepp Blatter thotë se largimi i tij nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) paraqet “çlirim” për këtë organizatë dhe pret se zgjedhjet për pasardhësin e tij do të mbahen në fillim të vitit 2016.

Këto komente, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, që ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga kjo organizatë, i ka bërë gjatë intervistës për gazetën lokale zvicerane, Valliser Bote.

Tërheqjen e pat shpallur më 2 qershor, në periudhën e hetimeve për korrupsion në Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër.

Blatter tha se vendimi i tij për dorëheqje “ishte e vetmja mënyrë për ta larguar presionin nga FIFA dhe nga të punësuarit, përfshirë presionin nga sponzorët, dhe për ta larguar FIFA-n dhe mua personalisht nga linja e zjarrit”.

Sipas tij, datë reale për mbajtjen e zgjedhjeve në FIFA është fillimi i vitit 2016.

XS
SM
MD
LG