Ndërlidhjet

Shpërthim në fabrikën e armëve, vdes një person


Pamje nga Podgorica, Mali i Zi
Pamje nga Podgorica, Mali i Zi

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në një fabrikë të armëve në Mal të Zi.

Në deklaratën e policissë thuhet se incidenti ka ndodhur në fabrikën Tara e cila ndodhet në qytetin Mojkovac.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për këtë ngjarje.

Ky është shpërthimi i tretë në këtë fabrikë që prej fillimit të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG