Pallati mbretëror i Britanisë ka publikuar katër fotografi zyrtare nga pagëzimi i Princeshës Charlotte.
Fotografitë janë bërë nga Mario Testino.
Në mesin e tyre është një fotografi e princeshës me nënën, babain dhe vëllain e saj, ndërsa një tjetër në grup me gjithë familjen mbretërore.
Fotografitë janë bërë menjëherë pas pagëzimit të Princeshës të dielën.
Charlotte ështe e katërta në radhë për marrjen e fronit, pas gjyshit Charles, babait William dhe vëllait George.