Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet me bomba – 13 civilë të vrarë


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në Kunduz të Afganistanit
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në Kunduz të Afganistanit

Së paku 13 civilë janë vrarë sot në dy sulme të ndara me bomba në Afganistan.

Zyrtarë lokalë në provincën lindore, Kapisa, thanë se 10 civilë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, pasi vetura e tyre kishte hasur në një bombë në rrugë.

Në këtë hapësirë thuhet se janë aktivë militantët, të cilët pothuajse rregullisht i sulmojnë forcat e sigurisë afgane.

Nga një bombë në provincën Kunduz, në pjesën veriore, janë vrarë 3 civilë dhe 10 të tjerë janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë ,për këto dy sulme me bomba, por talibanët, në të kaluarën, janë fajësuar për sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG