Ndërlidhjet

SHBA: Sonda e NASA-s dërgon foto nga Plutoni


Fotografi e Plutonit e dërguar nga sonda New Horizons e publikuar nga NASA
Fotografi e Plutonit e dërguar nga sonda New Horizons e publikuar nga NASA

Anija e vogël kozmike, New Horizons, e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Gjithësi, NASA, i ka mundësuar njerëzimit, që për së afërti ta shikoj planetin Pluton.

Kjo sondë pa ekuipazh ka dërguar sinjale mbrëmë vonë te shkencëtarët në Tokë, që kanë pritur pothuajse pa frymë, në largësi prej 3 miliardë milash.

Konfirmimi për suksesin e misionit u bë 13 orë pas afrimit të sondës me Plutonin.

Në momentin e sinjalit, kur është arritur distanca më e vogël ndërmjet planetit dhe sondës, qendra e operacionit të misionit ka shpërthyer në hare me valvitje të flamujve dhe brohoritje.

Ky zhvillim i paprecedent paraqet ndaljen e fundit të turneut të madh të NASA-s afër planeteve në Sistemin Diellor, gjatë gjysmë shekullit të kaluar.

Sonda New Horizons ka arritur në Pluton pas një udhëtimi i cilësuar si epik, që ka filluar para 9.5 vitesh.

Pritet që fotografitë e para nga distanca e afërt me Plutonin do të mund të shihen më vonë gjatë ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG