Ndërlidhjet

Arrestohen 12 persona për trafikim me njerëz


Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona, pasi Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka zhvilluar hetime dhe ka realizuar një operacion policor.

Operacioni policor i quajtur “Matrix-M” është realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rajonin e Prizrenit “ ku janë kontrolluar tri (3) lokale (një klub nate dhe dy hotele) si dhe janë arrestuar 12 persona të dyshuar”, njofton Policia.

“Të dyshuarit në bashkëpunim kanë arritur në mënyrë të organizuar të kryejnë veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘mundësimit të prostitucionit’ dhe të ‘bashkëkryerjes’, me qëllim të përfitimeve materiale të kundërligjshme”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës njofton se po ashtu është bërë identifikimi i një viktime të trafikimit (femër/shtetase e Shqipërisë), të cilës i është ofruar strehim sipas ligjit dhe procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.

XS
SM
MD
LG