Ndërlidhjet

Putin: Tribunali, kundërproduktiv dhe i parakohshëm


 Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se krijimi i një tribunali nga Kombet e Bashkuara për të ndjekur penalisht të dyshuarit për rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines në lindje të Ukrainës do të jetë "kundërproduktiv dhe i parakohshëm".

Kremlini thotë se Putini i bëri këto komente gjatë një telefonate me kryeministrin e Holandës Mark Rutte sot, një ditë para njëvjetorit të tragjedisë që vrau 298 persona që ishin në bord, shumica prej tyre holandezë.

Rutte tha se tribunal i OKB-së do të japë “garancinë më të madhe për bashkëpunim nga të gjitha shtetet” në përpjekje për të vënë drejtësi për familjarët e viktimave.

Zyrtarët rusë kanë thënë se forcat ukrainase kanë rrëzuar avionin, një akuzë të cilën Kievi e ka mohuar.

XS
SM
MD
LG