Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova ka aplikuar për pranim në UNESCO


“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, ka shkruajtur sot në rrjetin Facebook, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mëtutje, ai ka njoftuar se “ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s, që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”.

Zoti Thaçi konsideron se ky “është ky një hap që fuqimisht zgjëron interaksionin tonë global” dhe ka shtuar se “presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme”.

XS
SM
MD
LG