Ndërlidhjet

Familja e sulmuesit të marinsave thotë se ai vuante nga depresioni


 Chattanooga
Chattanooga

Familja e personit që vrau katër marinsa amrikanë në Chattanooga, përmes një deklarate për media kanë thënë se djali i tyre vuante nga depresioni.

“Ne nuk kemi fjalë të përshkruajmë shokun, tmerrin dhe dhimbjen që kemi”, thuhet në deklaratën e familjes së sulmuesit Muhammad Youssef Abdulazez, të cilën e ka siguruar AP.

“Personi që ka kryer këto krime të tmerrshme nuk është djali që ne e kemi njohur dhe e kemi dashur. Për vite të tëra djali ynë ka vuajtur nga depresioni. Ndjejmë keqardhje të madhe që dhimbja e tij u përkthye në këtë akt të tmerrshëm të dhunës”, thuhet në deklaratë.

Familja e Abdualzeez gjithashtu thotë se do të bashkëpunojnë me organet hetuese.

XS
SM
MD
LG