Ndërlidhjet

Bombardimet e rebelëve në Aden vrasin 43 njerëz


Aden, foto nga arkivi
Aden, foto nga arkivi

Bombardimet në qytetin Aden nga milicia Huthi dhe forcat besnike të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh, kanë vrarë 43 persona dhe janë plagosur 173 të tjerë, ka thënë Ministria në ekzil e Shëndetësisë e Jemenit.

Qyteti Aden dy ditë më parë ishte deklaruar i çliruar nga rebelët Huthi, shkruan Reuters.

Luftimet kanë vazhduar në qarqet veriore të Dar al-Saad dhe Sabr, dhe në qarkun e Maashiq, përderisa luftëtarët lokalë të mbështetur nga qeveria në ekzil dhe koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Arabia Saudite, po tentojnë që të marrin nën kontroll disa pjesë të Adenit.

XS
SM
MD
LG