Ndërlidhjet

SHBA: Valëvitje e flamurit kuban pas 54 vitesh


Flamuri kuban në Uashington
Flamuri kuban në Uashington

Flamuri kuban ka valëvitur mbrëmë në Ambasadën e Kubës në Uashington, për të parën herë pas 54 vitesh, dersia Shtetet e Bashkuara dhe Kuba i kanë ripërtrirë marrëdhëniet diplomatike, duke e hapur një kapitull të ri në raportet ndërmjet ish-armiqëve nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Ministri i jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, e ka kryesuar rihapjen e ambasadës në Uashington, që paraqet kthesë të madhe në shkrirjen diplomatike ndërmjet dy vendeve, që filloi me shpalljen e presidentit, amerikan, Barack Obama, dhe atij kuban, Raul Castro, më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, vlerësoi se kjo “ishte ditë historike”.

“Kjo është vizita e parë në Departamentin e shtetit nga një ministër i jashtëm kuban prej vitit 1958. Kjo, po ashtu, shënon vazhdimin e lidhjeve normale diplomatike ndërmjet dy vendeve tona dhe rihapjen e ambasadave tona, pas thyerjes që ka zgjatur 54 vjet. Pra, është një ditë historike. Një ditë e largimit të barrierave”, tha John Kerry, mbrëmë në Uashignton.

Në kryeqytetin Havanë në Kubë, po ashtu është rihapur Ambasada e Shteteve të Bashkuara, por me një solemnitet të thjesht. Flamuri amerikan nuk do të ngritet atje deri më 14 gusht, kur Havanën do ta vizitoj sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

XS
SM
MD
LG