Ndërlidhjet

New York: Protestë kundër marrëveshjes me Iranin


New York, foto nga arkiva
New York, foto nga arkiva

Mijëra protestues pro-izraelit kanë protestuar në Times Square të New York-ut më 22 korrik, duke kërkuar që Kongresi amerikan të mos e miratojë marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Protestuesit, duke përfshirë edhe politikanë republikanë, grupet hebreje dhe krishterë evangjelistë, kanë brohoritur “Vriteni marrëveshjen”, për të cilën ata thonë se është një kërcënim për Izraelin dhe për sigurinë botërore.

Një prej organizatorëve të protestës, Jeffrey Wiesnfeld, ka thënë se në këtë protestë kanë marrë pjesë më shumë se 10,000 njerëz.

Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe ish-guvernatori i Neë Yorkut, republikani George Pataki.

“Ne jemi këtu si amerikanë për të folur me një zë, duke thënë që të ndalohet marrëveshja me Iranin menjëherë”, ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet ekonomike kundër Iranit, me qëllim që Republika Islamike të mos ndërtojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG