Ndërlidhjet

Biden mirëpret propozimet e Poroshenkos


Joe Biden dhe Petro Poroshenko
Joe Biden dhe Petro Poroshenko

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur propozimin e presidentit të Ukrainës President Petro Poroshenko, për të krijuar një zonë të demilitarizuar përgjatë vijës së kontaktit në lindje të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.

Zona mund të jetë pa tanke, artileri dhe sisteme vdekjeprurëse dhe mund të kondrollohet nga OSBE-ja, “e cila do të siguronte mbajtjen e një armëpushimi të vërtetë”, tha zyra e Pososhenkos.

Biden dhe Poroshenko, të cilët folën në telefon, u pajtuan se Rusia dhe separatistët e mbështetur nga ajo, kanë deshtuar në implementimin e marrëveshjes në Minsk, e cila bënte thirrje për armëpushim dhe largim të armëve të rënda nga vija e kontaktit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Liderët gjithashtu folën për përpjekjet e Ukrainës për të luftuar korrupsionin; bashkëpunimin ushtarak dhe teknologjik mes dy vendeve, dhe urgjencën për të vënë drejtësi për aeroplanin e rrëzuar MH17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua në Ukrainë më shumë se një vit më parë.

Të dy udhëheqësit diskutuan perspektivat për themelimin e një gjykate ndërkombëtare në OKB për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për rrëzimin e avionit.

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë mbi këtë propozim më 29 korrik.

XS
SM
MD
LG