Ndërlidhjet

SHBA: Aksionet e Rusisë në Ukrainë “të papërgjegjshme”


Geoffrey Pyatt
Geoffrey Pyatt

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia “vazhdon ta nxisë konfliktin” në Ukrainë, përkundër armëpushimit të nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti, në Minsk të Bjellorusisë.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, u tha sot gazetarëve gjatë një bisede telefonike nga Kievi, se aksionet e Rusisë në Ukrainë ishin “të paparashikueshme dhe të papërgjegjëshme”.

Mëtutje, ambasadori Pyatt ka theksuar se “parimet tona dhe vlerat trans-atlantike janë në rrezik në konfliktin e sotëm në Ukrainë” dhe ka shtuar se “parimi madhor i respektimit të kufijve ndërkombëtarë dhe integritetit territorial është shkatërruar dhe Ukraina është vija e parë e frontit për liri në Evropë”.

Ambasadori amerikan në Ukrainë ka kërkuar nga separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, implemtimin e marrëveshjeve të Minskut, përfshirë tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ruse nga territori i Ukrainës, lirimin e të gjithëpersonave “të rrëmbyer”, ndër të cilët është edhe pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, dhe ripërtritja e kontrollit të Ukrainës në të gjithë kufijtë ndërkombëtarë të saj.

Rusia vazhdon t’i përgënjeshtroj pohimet se ushtria e saj është e përfshirë në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG