Ndërlidhjet

OSBE: Kërkohet siguri pas plagosjes së një monitoruesi


Misioni special i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot përsëri ka kërkuar që të gjitha palët në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës, të garantojnë siguri për monitoruesit e saj, pasi një anëtar i këtij misioni ishte plagosur nga këmbimi i zjarrit.

Alexander Hug, nga ky mision, tha se monitoruesit e OSBE-së, “i ishin nënshtruar zjarrit shumë herë, përkundër faktit se të gjitha palët e kanë parasysh praninë” tonë në terren.

Monitoruesit e paarmatosur civilë të OSBE-së e mbikëqyrin monitorimin e armëpushimit të arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë, ndërmjet qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG