Ndërlidhjet

SHBA: Pas 30 vitesh, lirohet spiuni izraelit


Pamje e fotografive të personit Jonathan Pollard gjatë një proteste për lirimin e tij nga burgu në SHBA
Pamje e fotografive të personit Jonathan Pollard gjatë një proteste për lirimin e tij nga burgu në SHBA

Jonathan Pollard, ish-analist i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i dënuar për spiunim në favor të Izraelit, do të lirohet më 21 nëntor, pasi i ka vuajtur 30 vjet burgim.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se lirimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen atomike me Iranin, të cilën Izraeli e ka kritikuar ashpër.

Rasti i personit, Jonathan Pollard, kishte shkaktuar tension madhor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kur ai ishte arrestuar në nëntor të vitit 1985, derisa ishte përpjekur të kërkonte azil në Ambasadën e Izraelit në Uashington.

Ai në vitin 1987 e ka pranuar fajësinë se ka spiunuar për Izraelin dhe u ka dërguar atyre informacione tejet sekrete, derisa kishte punuar për shërbimin e inteligjencës së Marinës së Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG