Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet lideri i grupit militant Lashkar-e- Jhangvi


Policia e Pakistanit, foto nga arkivi
Policia e Pakistanit, foto nga arkivi

Policia në Pakistan thotë se ka vrarë liderin e grupit militant Lashkar-e-Jhangvi, dy djemtë e tij si dhe 11 persona të tjerë, gjatë një përleshje të armatosur, pasi disa persona kishtin hapur zjarr ndaj një konvoji të policisë, teksa po mundoheshin që të lironte nga burgu liderin e këtij grupi.

Malik Ishaq ishte në listën e terroristëve të Shteteve të Bashkuara. Grupi militant që ai udhëhiqte është përgjegjës për vrasjen e qindra civilëve, shumica prej tyre shiitë.

Ishaq është përballur me disa gjykime për vrasje por është liruar pasi që dëshmitarët kanë refuzuar të dëshmojnë.

Ai është arrestuar më 25 qershor së bashku me dy djemtë e tij.

Policia ishte duke hetuar Ishaq-in, për dhjetëra vrasje dhe për bashkëpunimin me talibanët dhe militantët e Al-Qaedas.

Konvoji policor ishte duke e tranferuar atë në Muzaffargarh në Provincën Punxhab, ku u sulmua nga disa persona, të cilët dëshironin që ta lironin Ishaq-in.

Në këtë incident 6 policë mbetën të plagosur.

XS
SM
MD
LG