Ndërlidhjet

Talibanët "nuk janë në dijeni" për bisedimet për paqe


Talibanët afganë kanë lëshuar një komunikatë ku thuhet se ata nuk “janë në dijeni” për raundin e ri të bisedimeve për paqe që pritet të mbahet në Pakistan të premten.

Kominukata duket se tregon se talibanët nuk do të marrin pjesë në raundin e dytë të bisetimeve zyrtare sy-më-sy me Qeverinë e Afganistanit.

Nuk u bë menjëherë e ditur nëse ata po largohen tërësisht nga bisedimet, të cilat nisën në fillim të korrikut.

Komunikata iu dërgua me email agjencisë së lajmeve The Associated Press sot, një ditë pasi Kabuli zyrtar njoftoi për vdekjen e liderit taliban, Mullah Mohammad Omar, për të cilin u tha se ka vdekur më shumë se dy vjet më parë.

Talibanët kanë qenë duke luftuar në përpjekje për të rrëzuar qeverinë afgane që nga viti 2001.

XS
SM
MD
LG