Ndërlidhjet

Ukrainë: Kushtetuesja miraton projektligjin e decentralizimit


Nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese në Ukrainë Vasyl Bryntsev (majtas) lexon vendimin për ligjin e decentralizimit
Nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese në Ukrainë Vasyl Bryntsev (majtas) lexon vendimin për ligjin e decentralizimit

Gjykata Kushtetuese në Ukrainë ka miratuar draft- amendamentet kushtetuese, përmes së cilave do të decentralizohen fuqitë politike në vend.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se amendamentet e propozuara nuk shkelin Kushtetutën e Ukrainës.

Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vasyl Bryntsev, ka thënë sot se draft-ligji me amendamentet kushtetuese “është në përputhje me nenin 157 dhe 158 të Kushtetutën e Ukrainës”, dhe se “ato nuk janë direkt kundër integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës”.

Bryntsev tha gjithashtu se “veçoritë e vetqeverisjes lokale në disa zona të rajoneve Donjeck dhe Luhansk do të përcaktohen përmes një ligji të ndarë”.

Më 16 korrik, ligjvënësit ukrainas kanë votuar për t’ia dërguar presidentit Petro Poroshenko, propozimin e amendamenteve kushtetuese, që ai më pas t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Sipas propozimit “ligji i veçantë do të rregullojë veçoritë e vetqeverisjes lokale”m në zonat që po kontrollohen nga rebelët pro-rusë në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, në lindje të Ukrainës.

Separatistët pro-rusë insistojnë që në Kushtetutë të përmendet një status special për zonat që ata i kontrollojnë.

XS
SM
MD
LG