Ndërlidhjet

Barzani: Kryengritësit e PPK-së të largohen nga Iraku


Masud Barzani
Masud Barzani

Presidenti i rajonit kurd në Irak, Masud Barzani, u ka bërë thirrje militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që të largohen nga pjesa veriore e Irakut, me qëllim që të parandalohen sulmet ajrore të Turqisë, në mënyrë që të mos ketë viktima civile.

Ky njoftim i sotëm nga zyra e zotit Barzani u bë vetëm disa orë, pasi nga një seri e sulmeve ajrore turke kundër kampeve të PPK-së në pjesën veriore të Irakut, janë vrarë spë paku 6 vetë në fshatin Zarkel.

Luftëtarët e PPK-së kanë kaluar në Irakun verior nga pjesa juglindore e Turqisë, në kuadër të armëpushimit me Ankaranë, që ishte arritur në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG