Ndërlidhjet

Bombardohet xhamia e përdorur nga policia saudite


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një sulm vetëvrasës me bomb ka pasur për cak një xhami e cila është përdorur nga policia në jugperëndim të Arabisë Saudite, ku janë vrarë të paktën 17 persona.

Në sulmin e sotëm në provincën Asses gjithashtu janë plagosur edhe shumë të tjerë, raporton televizioni shtetëror El-Ikhbariya.

Shpërthimi ndodhi kur besimtarët ishin duke u falur në xhami.

Nuk ka informacione të tjera për këtë ngjarje.

XS
SM
MD
LG